Merkato

Zidane-Pogba, takim sekret në Dubai, ja fotoja kompromentuese

Paul Pogba nuk do të jetë në dispozicion të Ole Gunnar Solskjaer në përballjen “big” të Premier League-s mes Manchester United dhe Liverpoolit për shkak të dëmtimit në kavilje. Mesfushori francez, sikurse ka zbuluar “Daily Mirror”, ndodhte në Dubai, ku ka gjetur mundësinë për t’u takuar me trajnerin e Realit të Madridit, bashkëkombësin e tij, Zinedine Zidane. Ata janë pikasur pranë një pishine, me foton që është bërë virale në rrjetet sociale, duke shtuar zërat për transferimin e mundshëm të futbollistit në “Santiago Bernabeu”.

Nuk është mister fakti që mesfushori dëshiron të largohet nga “Djajtë e Kuq”. As interesi i “Los Blancos për të. Verën e kaluar klubet biseduan gjatë për të arritur një marrëveshje, por në fund situata mbeti e pandryshuar. Pogba qëndroi në “Old Trafford”, por në kokën e tij mbeti e pandryshuar ideja për të punuar nën urdhrat e Zinedine Zidane. “Zizu” e konsideron Pogbanë zgjedhje të parë për mesfushën dhe me shumë mundësi takimi mes tyre është realizuar pikërisht për këtë qëllim.

Zidane ndodhej në Dubai me rastin e konferencës së përfshirjes së inteligjencës artificiale në botën e futbollit, ndërsa Pogba për të kaluar një periudhë të shkurtër pushimesh, teksa nuk u grumbulluar as me Francën për arsye fizike.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency