Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zidane: Të gjithë fajtorë për krizën, por nuk dua përforcime

Reali i Madridit është zhytur në një krizë rezultatesh, teksa pas 18 javësh e shikon veten plot 16 pikë pas Barcelonës kryesuese, duke i ‘larë duart’ me titullin kampion.

Së fundi madrilenët barazuan 2-2 në transfertën ndaj Celta Vigos, ku edhe një herë skuadra e Zidanes shpërdoroi shumë raste. Me këtë ecuri, është vënë në diskutim edhe pankina e francezit dhe nëse situate nuk ndryshon për mirë brenda muajit janar, nuk përjashtohet mundësia që Fiorentino Perez të marrë ndonjë vendim drastik.

Vetë Zidane e pranon situatën e vështirë, ndërsa thotë se të gjithë janë fajtorë për këtë gjendje, por merr përsipër barrën më të madhe të fajit.

“Jemi të gjithë në të njëjtën barkë dhe jemi të gjithë fajtorë për gjendjen në të cilën ndodhemi. Natyrisht që unë si trajner, kam pjesën më të madhe të përgjegjësisë, pork am besim te lojtarët që stërvit dhe besoj se do t’ia dalim”, u shpreh francezi.

Më tej Zidane mohoi zërat e merkatos, që çojnë te Reali sulmuesë si Kane, apo Icardi, duke thënë se nuk kërkon asnjë përforcim në janar.

“Nuk dua asnjë përforcim. Jemi në rregull dhe kemi futbollistë mjaftueshëm për të përballuar çdo kundërshtar. Jemi të kompletuar në çdo repart dhe nuk kemi nevojë të bëjmë afrime në këto momente”, tha Zidane në vigjilje të ndeshjes së kthimit të Kupës së Mbretit, ndaj Numancias.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...