Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zidane te Juventusi, nëse ikën Allegri

Zinedine Zidane te Juventusi si pasues i Massimiliano Allegrit.Është kjo ëndrra e Andrea Agnellit e cila nuk duket edhe aq e pamundur për t’u realizuar. Ajo që e bën si të realizueshëm një operacion të tillë ka të bëjë me fjalët e Zidane, “Tek Reali i Madridit jam kalimtar. Kam kontratë me klubin deri më 2020 po kjo sdo të thotë asgjë”. Nisur nga kjo deklaratë dhe  nëse kampionati vazhdon me ritmet aktuale lamtumira mund të ndodhë më shpejtë se parashikimet. Vetë Zidane në jo pak raste e ka pranuar se një ditë do të kthehet tek Juventusi.

Karriera e francezit si trajner nisi me ritëm të jashtazakonshëm, një titull kampion, dy Champions League, Superkupa europiane, Botërori i klubeve dhe Superkupa e Spanjës. Në pak kohë ka arritur të bëjë gjëra të mëdha. Pikërisht këto tituj kanë bërë që Agnelli të mendojë seriozisht për emrin e tij. Deri më tani dëshira mbetet thjeshtë dhe vetëm në kuadrin e një ëndrre, por fakti është se të dy palët e kanë shprehur hapur dëshirën  që një ditë të bashkëpunojnë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...