Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zirkzee drejt Anglisë, Man. United komplikon planet e Milanit

Zirkzee

Joshua Zirkzee drejt Premier Leagues. Sulmuesi holandez, që sapo mbylli një sezon perfekte me Bolognën në Serinë A, ka përfunduar në radarët e Manchester United, që po studion mundësinë e transferimit të tij në “Old Trafford” këtë verë.

Zirkzee ndiqet prej kohësh nga Milani dhe madje palët kanë një akord paraprak, por kuqezinjtë nuk luan të paguajnë rreth 15 milionë euro komisione të pretenduara nga agjenti i sulmuesit holandez, ndaj negociatat kanë ngecur.

Edhe Thiago Motta ka shfaqur dëshirën për ta marrë sulmuesin në Torino, te Juventusi, por bardhezinjtë kanë të tjera prioritete aktualisht dhe nuk mund të bëjnë asnjë lëvizje, pa shitur më parë ndonjë nga sulmuesit aktualë.

Lexo edhe:

Në këtë situatë, është gati të përfitojë Manchester United, që sipas mediave angleze, është gati të paguajë 40 milionë eurot e klauzolës së prishjes së kontratës së sulmuesit me Bolognën.

Gjithashtu “djajtë e kuq’ nuk e kanë aspak problem të paguajnë komisionet e agjentëve të Zirkzee, teksa këtij të fundit janë gati t’i ofrojnë një pagë 5-vjeçare me pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, dukshëm më të lartë sesa ajo që i ofron Milani (4.5 milionë euro).

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....