Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Zirkzee, operacion i komplikuar! Milan i rikthehet “pistës” së vjetër

Zirkzee

Drejtuesit e Milan prej kohësh janë vendosur në kërkim të një sulmuesi me peshë për sezonin e ardhshëm. Objektivi kryesor ishte Joshua Zirkzee, por ndërhyrja e Manchester United ka komplikuar së tepërmi këtë trativë.

Për momentin, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për shërbimet e sulmuesit holandez, shifër të cilën Milan nuk e ka në dispozicion për ta shpenzuar. Të gjendur para kësaj situate, “Djalli” po mendon një tjetër alternativë. Fjala është për Alvaro Moratën, një emër që është përmendur edhe më parë si një përforcim për Milanin.

Lexo edhe: 

Spanjolli e bëri të qartë se kërkon të qëndrojë në radhët e Atletico Madrid, megjithatë Italia e “josh” dhe nëse kuqezinjtë ofrojnë ofertën e duhur, atëherë edhe mund t’i ndryshojnë mendjen ish-lojtarit të Juventus.

Koha nuk premton shumë për Milanin, me trajnerin Paulo Fonseca që duhet të përgatisë skuadrën për sezonin e ri dhe për momentin në stërvitje portugezi ka vetëm Divock Origi dhe të riun, Colombo.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Itali

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas. Bardhezinjtë paguan 18 milionë euro...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...