Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ziyech shpërthen pas anulimit të sezonit: Titulli i përket Ajaxit!

Anulimi i kampionatit në Holandë dhe lënia vakant e titullit kampion ka tërbuar futbollistin e Ajaxit Hakim Zieyech i cili e ka mbyllur përpara kohe aventurën me harkëtarët pasi sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Chelsea-t. Në një intervistë për mediat holandeze, marokeni ka shpërthyer ndaj vendimit të federatës holandeze për të përfunduar përpara kohe sezonin dhe për të mos ja dhënë Ajaxit titullin kampion me skuadrën e Ten Hag që kryesonte me pikë të barabarta me AZ Alkmaar por qëndronte në vend të parë falë goleavarazhit më të mirë.

“Unë personalisht, me datë 1 korrik jam lojtar i Chelsea. Gjithsesi, është për të ardhur keq se si mbaroi sezoni kështu. Kam dëgjuar shumë gjëra të pakëndshme, të pavërteta. Njerëz që thonë se AZ e meriton titullin, pasi na kanë mundur 2 herë. I bie që golaverazhi nuk ka vlerë? Nuk llogaritet? Gjepura! Ajaxi është kampion. Si e fitoi PSV titullin në 2007? Me një gol më shumë diferencë. Ne nuk jemi zyrtarisht kampionët, por e dimë shumë mirë, të gjithë, se kampionët e këtij sezoni jemi ne”, përfundoi Ziyech.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...