Zlatan Ibrahimovic vazhdon aventurën e tij me Manchester United. Ai dëmtimi i rëndë nuk e ka stepur asapk bomberin suedez, një gjë të tillë e vërteton rikuperimi i tij në kohë rekord, Zlatan ka arritur marrëveshjen me “Djajtë e Kuq” për të qëndëruar edhe për një tjetër sezon në mitikun “Old Trafold”. Është vetë gjigandi suedez që e jep lajmin, përmes një postimi në faqen e tij në tëiter, ku shihet sulmuesi i veshur si zoti duke i shtrënguar dorën në formën e një pakti personal Djallit.
Numri 9 që mbante 32-vjecari tashmë i ka kaluar, Romelu Lukaku, por ky është një detaj që nuk përmbën problem, pasi për një futbollist si Zlatan, i cili ka korrur suksese të panumërta kudo që ai ka luajtur është rezervuar fanella me numrin 10. Ibra është shprehur shumë i lumtur për firmën si dhe shtoi se ka punuar fort cdo ditë që ai ti rikthehej sa më shpejt fushave të blerta. Entuziazëm për arritjen e marrëveshjes është edhe tekniku i Man.United, Jose Mourinho, i cili është shprehur se eksperianca e Zlatan është thelbësore për skuadrën. Mourinho ka lënë të kuptojë që sulmuesi do të jetë i gatshëm për ekipin në fazën e dytë të kampionatit.
