Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zogaj: Po përshtatem me rolin e ri, shpresoj të eci në gjurmët e Salihit

Silvio Zogaj u zgjodh futbollisti më i mirë i takimit mes Bylisit dhe Vllaznisë, pasi ishte një nga më aktivët dhe lëvizi në të gjithë hapësirën e sulmit, për të mbajtur të karikuar mbrojtjen ballshiote.

Pas ndeshjes sulmuesi shkodran u ndal për mikrofonin e emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ku ndër të tjera pranoi se po ambientohet me rolin e tij dhe se do të donte të ecte në rrugën e Hamdi Salihit.

E kishit menduar një start pozitiv?
Përgatitjet kanë nisur me vonesë, por krahasuar me disa prej ekipeve, kemi pasur kohë mjaftueshëm. Ishin në skuadër shumë futbollistë që nga viti i kaluar dhe njiheshim mirë me njëri-tjetrin. Kemi punuar shumë mirë në fazën përgatitore dhe trajneri ka ndihmuar në përmirësimin e paraqitjes tonë. E përgatitëm mirë ndeshjen me Laçin dhe arritëm të marrim fitoren, ndërsa edhe sot bëmë një ndeshje të mirë, duke dalë me një pikë nga një transfertë e vështirë.

Sa ka ndikuar trajneri në cilësitë e kësaj Vllaznie?
Ka bërë një punë mjaft të mirë në fakt, duke ndërtuar skuadrën dhe afruar lojtarët që i përshtaten ideve të tij. Na jep shumë qetësi dhe kjo është mjaft e rëndësishme për ne, që vijmë nga Kategoria e Parë.

Sulmuesi matet me gola, por ju nuk keni shënuar ende. Mos e keni ruajtur golin për ndeshjen me Tiranën?
Do të isha i lumtur të shënoja jo një, por dy gola ndaj Tiranës në fakt. Është e vërtetë që nuk kam shënuar në këto dy takime dhe e di që duhet të çoj topin në rrjetë, pasi sulmuesi është ai që duhet t’i japë qetësi ekipit. Unë po luaj në një rol të ri në fakt dhe po mundohem të përshtatem sa më shpejt dhe të ndihmoj skuadrën, megjithatë e di që duhet të punoj më shumë për finalizimin.

Edhe Salihi e nisi si mesfushor dhe më pas u bë goleador…
Do të isha shumë i lumtur po të shënoja sa Salihi dhe të bëja karrierën e tij. Ishalla…

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...