Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zogovic: Meritojmë më shumë pikë, nesër vetëm për fitore nëse duam të ngjitemi në klasifikim

Portieri i Vllaznisë, Bojan Zogovic ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa ka folur për ndeshjen e nesërme në kampionat ndaj Egnatias. Gardiani theksoi se ndaj Tiranës zhvilluan një nga ndeshjet më të mira të sezonit, ndërsa shtoi se nëse vazhdojnë me të tilla paraqitje atëherë nuk do të jetë problem për të arritur qëllimet.

Asnjë goditje në portë ndaj Tiranës- “Sinqerisht, është për të ardhur keq që nuk fituam ndaj Tiranës sepse ishte një nga ndeshjet më të mira që kemi bërë. Të gjithë bënë mirë në atë ndeshje, por vetëm që nuk shënuam. Do të vazhdojmë përpara me këtë ritëm dhe do të na shpërblehet mundi”.

Edhe Qarri ka bërë mirë kur ju keni munguar, diçka e mirë? “Më ka zëvendësuar shumë mirë, e falenderoj për paraqitjen që ka bërë. Ka talent dhe në të ardhmen do të bëjë shumë mirë”.

Nesër fitorja është detyrim? “Sigurisht ne jemi në ndjekje të vendeve të para dhe nëse kemi synim të ngjitemi më lart atëherë duhet të fitojmë. Kemi shumë ndeshje në këtë sezon, deri në fund është kohë e gjatë, por nesër është një mundësi e mirë për të marrë tre pikë”.

Vllaznia merr elozhe për lojën e bukur, por mbetet në vendin e katërt- “Kemi merituar më shumë pikë, por ky është realiteti. Nesër duhet të japim maksimumin dhe të besojmë te forcat tona, të mos mendojmë shumë se çfarë do të ndodhë. Të përqëndrohemi në të tashmen”.

Diferenca e skuadrës nga sezoni i kaluar? “Kemi ndryshuar disa lojtarë, kanë treguar kualitet ata lojtarë. Dua të nënvizoj ndeshjen kundër Tiranës, ku thjesht duhej të ishim më të qetë para portës dhe do të arrinim qëllimin. E pamë në analizë se mund të përballeshim me ta dhe të ishim më mirë se ata, nëse vazhdojmë kështu mund të arrijëm qëllimet tona”, u shpreh Zogovic.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...