Merkato

Zorc: Haaland s’mund, s’dëshiron dhe s’do të largohet nga Dortmundi

Michael Zorc, drejtori sportiv i Borussias së Dortmund dhe një personazh historik i klubit, iu përgjigj fjalëve të Mino Raiolas, manaxherit të Erling Halaandit. Përfaqësuesi i norvegjezit i tha BBC-së se ka “një maksimum prej dhjetë skuadrash” të gatshme për të marrë talentin 20-vjeçar. Zorc u përgjigj duke e siguruar atë se “Haaland nuk mund, nuk dëshiron dhe nuk do të ndryshojë klub” sepse, sipas tij, nuk ka asnjë institucion më të mirë se Borussia për sulmuesin.

Legjenda e BVB respekton fjalët e Raiola-s, sikurse e citon gazeta “Kicker”:

“Nuk më shqetëson aspak. Nuk mendoj se bëjnë bujë. Ato ishin deklarata krejtësisht normale. Nuk ka aspak qëllime të këqija”.

Shënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave i klubit është krenar për formën e shkëlqyer të Haalandit: “Ne jemi të lumtur që kemi Erlingun këtu. Ai ka shënuar më shumë në ndeshjet e fundit dhe ka treguar vlerat e tij për ne. Ka kontratë me BVB deri në vitin 2024” .

Zorc është plotësisht optimist për vazhdimësinë e “yllit” norvegjez në Dormtund:

“Mund të them se ne vazhdojmë të mbështetemi tek ai. Gjithashtu mendoj se ai ndihet mirë këtu, në Dortmund”.

A do ta jetë e detyruar Borussia ta shesë sulmuesin nëse nuk arrin të kualifikohet në Champions sezonin e ardhshëm? Zorc e bën të qartë se moskualifikimi në kompeticionin më të rëndësishëm për klube nuk do të ndikonte aspak në vendimin e Haalandit apo të klubit:

“Ne supozojmë se, në fund të fundit, do ta arrijmë qëllimin tonë për t’u kualifikuar në Champions League. Kuk kam asnjë dyshim për këtë dhe çfarëdo që të ndodhë, Erling do të vazhdojë me ne”.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency