Merkato

Zorc shuan çdo dilemë: Sancho qëndron te Dortmundi, United mbetet “thatë”

Pritej të ishte goditja më e madhe e merkatos së verës, por Manchester United nuk do ta blejë Jadon Sanchon. Mohimi i transferimit të talentit anglez në Premier League, erdhi nga vetë Borussia e Dortmundit. Drejtori sportive i verdhezinjve, Michael Zorc, vuri pikat mbi “i” mbi të ardhmen e Sanchos.

“Kemi vendosur ta mbajmë Jadon Sanchon në ekipin tonë edhe për sezonin e ardhshëm, ky është vendimi përfundimtar. Mendoj se është përgjigjja që hedh poshtë të gjitha thashethemet”.

Zorc zbuloi gjithashtu se vetë Sancho zgjati kontratën e tij me klubin gjerman verën e kaluar:

“Ne i rritëm pagën Sanchos, bazuar në performancat e tij. Kështu që ne e kishim zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2023”.

U fol për një transferim rekord mbi 110 milionë euro për të riun anglez, i cili do të mbetet akoma krah norvegjezit Haaland, për të ruajtur një nga çiftet më premtuese në të gjithë skenën e futbollit europian.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency