Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Zverev triumfon ndaj Rublev, bëhet gjermani i dytë që fiton Cincinattin

Gjermani Aleksander Zverev triumfon në ATP Masters 1000 Cincinatti. Tenisti 24-vjeçar nga Hamburgu ia doli të mposhtë rusin Andrey Rublev 2-0 me sete (6-2; 6-3) dhe u bë gjermani i dytë që fiton turneun e Cincinattit, pas Boris Becker në vitin 1985.

Në një finale që zgjati vetëm 60 minuta, 24-vjeçari gjerman mori epërsinë që në setin e parë dhe pati gjithçka nën kontroll, duke regjistruar kështu suksesin e tij të pestë në përballjet me rivalin rus, ndaj të cilit duhet theksuar se nuk ka humbur ende asnjë set.

Zverev, i cili vetëm pak ditë më parë u shpall edhe Kampion Olimpik në Tokyo, regjistroi triumfin e 17 në një turne dhe të pestin në kompeticion madhor Master, siç ishte ky i zhvilluar në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë sukses, Aleksander Zverev ngjitet në vendin e katërt të renditjes së përgjithshme ATP, ndërsa vlen të theksohet se pozicioni më i mirë i tenistit nga Hamburgu është pikërisht vendi i tretë, të cilin e arriti në nëntor të 2017-ës, pas një suksesi në Wimbledon.

Nga ana tjetër, 23-vjeçari rus Rublev, i cili renditet i shtati në klasifikimin e përgjithshëm, dështon në mundësinë për të siguruar triumfin e parë në një turne të këtij niveli.

ATP Masters 1000 Cincinatti ishte testi i fundit i madh para US Open, me Grand Slam-in e New Yorkut që pritet të startojë të hënën e 30 gushtit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...