Sonte kundër Portugalisë, Zvicra do të tentojë të thyejë mallkimin e 1/8-ave.
Zviceranët nuk kanë hyrë në një çerekfinale të Kupës së Botës që nga viti 1954, kur Botërori organizohej nga federata zviceriane.
Që atëherë skuadra e Zvicrës nuk ka mundur të jetë pjesë e 8 skuadrave më të mira në botë.
Ndeshja ndaj Portugalisë që do të zhvillohet këtë të martë, me motivimin që skuadra ka pas fitores ndaj Serbisë, mund të jetë një mundësi për të “thyer mallkimin”.