Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Zvicra e mban premtimin i dërgon 9.3 kg çokollatë Irlandës së Veriut!

Që Zvicra siguroi kualifikimin direkt në Botërorin Katar 2022 duhet të falenderojë edhe Irlandën e Veriut e cila arriti të frenonte Italinë në një barazim pa gola në Belfast. Mënyra më e mirë për t’i falenderuar britanikët ka qenë duke mbajtur premtimin të cilin zviceranët u kishin bërë para ndeshjes ku u kishin premtuar një sasi të caktuar cokollatash zvicerane të cilat njihen si më të mirat në botë nëse do të frenonin Italinë.

Federata e Futbollit të Zvicrës ka publikuar një video interesante. Në të shihet trajneri i përfaqësueses helvete, Murat Yakin duke peshuar çokollata zvicerane, dhe duke i paketuar ato për tia  dërguar për përfaqësueses së Irlandës së Veriut. Në total, bëhet fjalë për 9.3 kilogramë çokollatë që Zvicra e ka dërguar në Britaninë e Madhe.

Yakin kishte premtuar se do të dërgonte nga 100 gram çokollatë për secilën prej 93 minutave, në të cilat Irlanda e Veriut nuk pësoi gol kundër italianëve.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...