Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Zyrtare/ 60 mln € investim, Bayerni prezanton talentin francez

Përforcim nga Premier League për Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman kanë arritur marrëveshjen me Crystal Palacen për blerjen e Michael Olise.

22-vjeçari francez i lindur në Londër, aktivizohet si sulmues i djathtë. Por bën shumë mirë edhe rolin e mesfushorit të avancuar.

Olise ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me “gjigantin” gjerman, që i siguron trajnerit Vincent Kompany një përforcim me vlera në ofensivë.

Lexo edhe: 

60 mln euro kanë shpenzuar bavarezët për shërbimet e lojtarit anglez, aq sa ishte edhe klauzola e shitjes së tij.

Bisedimet ishin shumë pozitive dhe jam shumë i lumtur që do të luaj për një klub kaq të madh sa Bayerni. Sfidë e madhe për mua, por pikërisht këtë kërkoja.

Dua të dëshmoj veten në nivele të larta dhe të luaj rolin tim për të siguruar fitimin e sa më shumë titujve me ekipin në vitet e ardhshme”, u shpreh lojtari gjatë prezantimit.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...