Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zyrtare, Afrim Toverlani merr drejtimin e Feronikelit

Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Agim Sopi, Feronikeli ka vendosur që drejtimin e skuadrës t’ia besojë trajnerit nga kryeqyteti, Afrim Toverlani, i njohur për publikun si “Toki”. Ai është ndër trajnerët më të suksesshëm të Superligës së Kosovës dhe po rikthehet në skuadrën nga Drenasi pas trofeve të fituar në sezonet 2014/15 dhe 2015/16.

Afrim Toverlani ka lindur në Prishtinë, më 17 janar 1967 dhe pati një karriere të bujshme si futbollist, me Prishtinën dhe Flamurtarin.
U paraqit edhe me Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e vitit 1993, në miqësoren ndaj Shqipërisë, që atë kohë u cilësua si ndeshje jozyrtare. “Toki”, pas karrierës si futbollist nisi atë të trajnerit, duke fituar gjithsej 6 trofe në Kosovë.

Ai u shpall Kampion i Kosovës tri herë me Prishtinën gjatë sezoneve: 2007/08, 2008/09 dhe 2012/13. Po ashtu me Prishtinë fitoi edhe Kupën e Kosovës gjatë sezonit 2012/13.

Kjo është hera e dytë që Toverlani merr drejtimin e Feronikelit, pasi gjatë viteve 2015-17 arriti të shpallej kampion i Kosovës në sezonin 2015/16 dhe fitoi Kupën e Kosovës në sezonin 2014/15.

Toverlani e merr Feronikelin në vendin e pestë, me 31 pikë, në vendin e 5-të. Gjithashtu skuadra nga Drenasi është kualifikuar në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës si kundërshtar Ballkanit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...