Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtare/ Afrimi i dytë, Aston Villa “blindon” mbrojtjen me një brazilian

Aston Villa e mylli sezonin në vend të 14-të në Premier League. Objektivat për sezonin e ri janë më të mëdha dhe drejtuesit e klubit nga Birmingemi kanë zyrtarizuar një afrim shumë cilësorë në mbrojtje.

Me anë të një postimi në Twitter, Aston Villa lajmëron blerjen e Diego Carlos nga Sevilla. 29-vjeçari, i cili është grumbulluar nga kombëtarja braziliane por nuk ka debutuar ende, ka kushtuar 26 milionë paund.

Në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit potent ishte edhe Newcastle. “Qymyrxhinjtë” e tentuan në merkaton e janarit, por Sevilla kërkoi 38 milionë paund për ta lënë të lirë. Diego Carlos është përforcimi i dytë për sezonin e ri për ekipin e Steven Gerrard.

Pak ditë më parë, Aston Villa firmosi për pesë vite me mesfushorin defensiv Boubacar Kamara. 22-vjeçari do të transferohet në Premier League me parametra zero nga francezët e Marseille.

Diego Carlos ishte pjesë e Sevillas prej verës së vitit 2019. Ai e veshi 136 herë fanellën e skuadrës spanjolle, me të cilën fitoi Europa League në sezonin 2019-2020.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...