Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zyrtare/Agim Sopi merr drejtimin e Feronikelit

Feronikeli emëron trajnerin e ri, që zëvendëson të shkarkuarin Dejan Vukicevic. Bëhet fjalë për Agim Sopin, një trajner me eksperiencë, i formuar në futbollin suedez.

Sopi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me kampionët në fuqi të IPKO Superligës së Kosovës, para se cilës iu prezantua futbollistëve më në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Agim Sopi është i njohur për kualifikimin e skuadrës së Maqedonisë së Veriut U-21 në Kampionatin Europian në rolin e trajnerit gjatë viteve 2014-2017. Para se të merrte drejtimin e Feronikelit, Sopi drejtoi skuadrën suedeze Landskrona.

Ai është i lindur në Shkup në vitin 1969, me prejardhje nga Kosova, por jeton në Suedi prej një kohë të gjatë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...