Connect with us

Hi, what are you looking for?

Arabi Saudite

Zyrtare, Al-Ettifaq prezanton mesfushorin holandez, shuma që përfiton PSG

Georginio Wijnaldum fluturon në Arabinë Saudite. Skuadra Al-Ettifaq ka zyrtarizuar blerjen e holandezit nga PSG për 10 milionë euro. Ish-mesfushori i Romës vihet nën urdhrat e Steven Gerrard, duke u larguar për herë të parë nga futbolli europian. Ai ka firmosur kontratë trevjeçare, pra deri në vitin 2026.

Ishte një periudhë kur Georginio Wijnaldum konsiderohej një nga mesfushorët më të fortë në botë. Ishte meritë e gjermanit Jurgen Klopp, që e kishte holandezit te Liverpool, ku shpërtheu me të gjithë potencialin e tij. Pastaj diçka shkoi keq.

Por Wijnaldum nuk gjen vetëm Steven Gerrard në Arabinë Saudite: holandezi do të jetë në gjendje të luajë përsëri me Jordan Henderson, ish-kapitenin e tij në Liverpool.

Lexoni edhe:

Të dy luajtën së bashku për 156 ndeshje për Reds: me pak fjalë, një partneritet që vazhdon në mesfushë.

Wijnaldum, duhet kujtuar, është rikthyer nga një sezon shumë i komplikuar me fanellën e Romës së José Mourinhos.

Menjëherë pas mbërritjes në Itali, mesfushori holandez, në prag të ndeshjes kundër Cremoneses, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit të Serisë A. 2022/23, pësoi frakturë në këmbën e djathtë.

I rikthyer pas disa muajsh dhe vetëm në vitin 2023, Wijnaldum e përfundoi sezonin me 23 paraqitje dhe 2 gola për fanellën e Romës.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...