Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare, Albacete konfirmon transferimin e Manaj te Barcelona B

Rey Manaj zbret zyrtarisht një kategori më poshtë por tashmë ai do të luajë për Barcelonën. Transferimi i bomberit të kombëtares shqiptare te skuadra B e blaugranave që militon në Segunda Division B, ka qenë vetë klubi i Albacetes me një postim në faqen zyrtare, me këta të fundit që falenderojnë Manajn për atë çfarë dha në një vit e gjysmë me Albaceten.

“Albacete dhe Barcelona kanë arritur akordin për transferimin e Rey Manajt. Në këtë mënyrë, futbollisti i përfaqësueses shqiptare largohet nga përbërja e ekipit tonë, të cilit iu bashkua nga Interi në verën e vitit 2018. Që atëherë, Rei Manaj ka mbrojtur stemën tonë në 41 ndeshje zyrtare, duel shënuar 10 gola.Albacete falënderon futbollistin për profesionalizmin gjatë këtyre muajve dhe i uron fat sa më të mirë në etapën e tij të re profesionale. Faleminderit Rei”, shkruhej në postimin e Albacetes që zyrtarizonte transferimin e sulmuesit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...