Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Zyrtare, Alcacer te Dortmundi deri në vitin 2023

Tashmë është zyrtare, Borussia e Dortmundit ka vendosur të ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare për sulmuesin Paco Alcacer. Instikti vrasës që ka bomberi spanjoll përpara portës me 8 gola të realizuar në kampionat edhe pse është aktivizuar pak, 1 gol për çdo 29 minuta lojë, ka bërë që drejtuesit e klubit verdhezi të binden për aftësitë e lojtarit. Dortmundi i ka komunikuar sot klubit blaugrana vendimin për të ushtruar të drejtën e blejes  së kartonit të Alcacer që kap shifrën e 28 milionë eurove. Një operacion që kap shifrën e 30 milionë eurove ky për Dormtundin nëse merren parasysh edhe 2 milionë euro që Borussia kishte paguar për huazimin e Alcacer në fillim të sezonit. Në rast shitjeje nga ana e verdhezinjëve në të ardhmen Barcelona do të përfitojë 5% të shumës. Me Dortmundin Alcacer ka nënshkruar një kontratë afatgjatë deri në vitin 2023. Vetë sulmuesi 25-vjeçar u shfaq shumë i lumtur që do të jetë pjesë e Dortmundit edhe në të ardhmen duke deklaruar. “Jam shumë i lumtur te Dortmundi dhe ekipi është i mrekullueshëm. Ishte dhe është vendimi i duhur për mua. Do të jap maksimumin tim dhe dua t’iu falënderoj për besimin”, shprehet spanjolli për rinovimin, në një prononcim për faqen e klubit.

Për çështjen në fjalë ka folur dhe drejtori sportiv, Michael Zorc. “Sot informuam Barcelonën se do të shfrytëzojmë opsionin e blerjes së Alcacer. Pako është me gjithë zemër me ne, është integruar shpejt dhe është një pikë thelbësore e skuadrës. Ai është një golashënues i nivelit të lartë dhe ka vendosur disa ndeshje të rëndësishme në favorin tonë. Presim më shumë gola dhe asiste nga Paco në vitet e ardhshme”, përfundon zyrtari i Dortmundit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...