Aleksandr Kokorin është zyrtarisht futbollist i Fiorentinës. Klubi nga Firenze e ka zyrtarizuar blerjen e 29-vjeçarin si blerje të rëndësishme për fazën sulmuese, duke i mëshuar faktin që ka luajtur në 48 ndeshje me përfaqësuesen e Rusisë.
Njoftimi i Fiorentinës
“Fiorentina njofton se ka fituar përfundimisht të drejtat për shfaqjet sportive të futbollistit Aleksandr Kokorin nga Spartaku i Moskës. Kokorin, i lindur në Moskë më 19 mars 1991, e ka veshur fanellën e ekipit të tij kombëtar në 48 raste, duke shënuar 12 gola. Gjatë karrierës së tij, lojtari i ri i vjollcëve ka fituar një kampionat rus, një Kupë dhe një Superkupë të Rusisë.”
