Carlo Ancelotti nuk është më trajner i Bayern Munchen. Vendimi është marrë ditën e sotme, pas një reflektimi të gjatë në lidhje me humbjen e thellë ndaj PSG-së, mbrëmjen e të mërkurës. Drejtimin e klubit do ta marrë Willy Sagnol, ish mbrojtësi francez i Bayern në vitet 2000-2009. Nga vera e 2017-ës Sagnol ishte rikthyer në klubin gjerman, në pozicionin e menaxherit të klubit.
“Që nga fillimi i sezonit, performanca e ekipit të Bayenn nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe në përputhje me pritshmëritë dhe synimet tona, ndaj kemi vendosur të ndërpresim marrëdhënien me trajnerin Ancelotti”, thuhej në komunikatën e Bayern.
Bayern u mposht nga Paris 3-0 dhe pas ndeshjes Ancelotti u përball me një sërë reagimesh aspak positive të Rumeniges, por edhe të sulmuesit holandez Arjen Robben.Fillimi i vështirë i sezonit dhe raportet e tensionuara me një pjesë të futbollistëve të ekipit, sollën edhe krisjen mes Ancelottit dhe drejtuesve gjermanë, që pasditen e sotme vendosën të shkarkojnë teknikun italian.
