Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zyrtare, Antonio Conte emërohet trajner i Interit

Antonio Conte është zyrtarisht trajner i Interit. Njoftimi u bë nga klubi zikaltër në sajtin e zyrtar në orët e para të kësaj të premteje. Trajneri nga Puglia, që vjen pas eksperiencës me Chelsea-n në Premier League, me një titull kampion të fituar dhe një FA Cup, zëvendëson Luciano Spallettin. Në njoftimin e Interit, ndër të tjera, shkruhet:

“Janë veprimet, vështrimet, detajet që përcaktojnë Antonio Conten. Një jetë dedikuar futbollit, që kur ishte i vogël. I apasionuar dhe i dashuruar me topin deri në atë sa për të u bë objektivi që duhej ndjekur, si futbollist dhe si trajner, duke lënë shenjë në fushë dhe pankinë…”

Conte ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Interin dhe do të përfitojë 12 milionë euro në sezon.

Jam i sigurt se Antonio Conte është një nga trajnerët më të mirë që ekziston, do të na ndihmojë të arrijmë qëllimin tonë që është gjithmonë i njëjtë: ta bëj këtë klub përsëri ndër më të mirët në botë “, – u shpreh presidenti Zhang, ndwrsa trajneri italian theksoi: “Fillon një kapitull i ri në jetën time, jam entuziast. Do të përpiqem që me punë të shpërblej besimin e presidenti t. Zgjodha Interin për seriozitetin dhe ambicien e projektit, për historinë e këtij klubi. Më goditi qartësia e klubit dhe dëshira për të kthyer Interin aty ku e meriton”.

https://twitter.com/i/status/1134353823231762432

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...