Connect with us

Hi, what are you looking for?

Arabi Saudite

Zyrtare/ “Arabia më ka bërë person më të mirë”, rinovon Gerrard

Steven Gerrard rinovon kontratën me Al-Ettifaq. Ish-kapiteni legjendar i Liverpoolit, u emërua trajneri i skuadrës arabe në korrikun e vitit të kaluar, ekip të cilin e ka drejtuar në 25 ndeshje deri tani.

Al-Ettifaq renditet në vendin e tetë në kampionatin saudit. Drejtuesit e klubit janë të kënaqur me punën e anglezit dhe kanë vendosur të rinovojnë me të me dy vite të tjera.

Sipas marrëveshjes së re, ish-mesfushori i njohur do të qëndrojë në stolin e Al-Ettifaq deri në verën e vitit 2027.

Lexo edhe:

Ky është një vlerësim për mua dhe familjen time, një mirënjohje për punën dhe përkushtimin tim me Al-Ettifaq. Duhet të bëjmë më shumë, por jam i sigurt se do të përmirësohemi.

Këtu kam mësuar të përshtatem me një kulturë të re dhe kampionat të ri. Kam bërë shumë miq dhe po përballem me sfida të reja.

Jam pjekur në Arabinë Saudite, jam i mendimit se ardhja këtu më ka bërë një person dhe trajner më të mirë”, u shpreh 43-vjeçari pas rinovimit.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...