Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtare, Ardit Hila largohet nga Prishtina, e ardhmja te Kukësi?

Ardit Hila mbyll pas vetëm një sezoni aventurën me Prishtinën. Mesfushori i cili një vit më parë u largua si kampione Shqipërie nga Partizani për t’u bashkuar me bardhekaltrit, ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me skuadrën e drejtuar nga Armend Dallku me të cilët arriti të fitonte Digitalb Kupën e Kosovës. Ka qenë vetë klubi i Prishtinës që ka njoftuar lamtumirën e Ardit Hilës.

“Mesfushori Ardit Hila do të vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër pas një viti jo pak të suksesshëm duke fituar Kupën e Republikës me FC Prishtina. Hila, me Prishtinën ka regjistruar 31 paraqitje zyrtare në kampionat dhe kupë, duke asistuar në gjashtë gola (katër kampionat dhe dy kupë). FC Prishtina i uron sukses në vazhdim të karrierës“, lexohet në komunikatën e klubit të Prishtinës.

Mesfushori kërkohet me ngulm nga ish-trajneri i tij Skënder Gega dhe me shumë gjasa do të transferohet te Kukësi në këtë gjithmonë nëse verilindorët fitojnë betejën me FIFA-n në KAS.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...