Kategoria Superiore

Zyrtare/Arriti tri fitore radhazi, Egbo “me detyrim” trajner i Tiranës

Atë që SuperSport e paralajmëroi një ditë më parë, Tirana e zyrtarizoi sot nëpërmjet një postimi në faqen e klubit.

“Emanuel Egbo do të vijojë në krye të Tiranës. Trajneri bardheblu gëzon besimin e plotë të presidentit, klubit dhe skuadrës për të marrë zyrtarisht drejtimin.

Pas tri ndeshjeve me të në krye, klubi ka vendosur t’i besojë deri në përfundim të sezonit pankinën bardheblu. Një zgjedhje brenda familjes për të synuar objektivat sezonale. Egbo prej gjashtë vitesh është pjesë e stafit teknik të Tiranës, ndërkohe që ka eksperiencën e duhur dhe kualifikimet përkatëse për të drejtuar skuadrën.”

Një vendim logjik që erdhi në bazë të rezultateve të arritura në këtë fund të viti. Egbo fillimisht i emërua trajner emergjence pas shkarkimit të Julian Ahmatajt, vetëm pak ditë para derbit. Suksesi ndaj të kuqve e më pas fitoret me Fmaurtarin dhe Laçin 3 bindën Halilin për të mos u nxituar me emërimin e një trajneri të ri, kur alternativa fituese ishte brenda familjes.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency