Abissnet Superiore

Zyrtare/ Asnjë gol në kryeqytet, Tirana ndahet me sulmuesin

Tirana ka ndërprerë bashkëpunimin me Richardo Danson. Sulmuesi i majtë u bë pjesë e bardhebluve në tetorin e vitit 2020 dhe nuk ia doli të shënojë asnjë gol gjatë aventurës në kryeqytet.

21-vjeçari ganez kishte kontratë deri në vitin 2024, por këtë sezon ka përfituar 26 minuta aktivizim në Abissnet Superiore. Fakti që Orges Shehi nuk e kishte në plane ka sjellë largimin e tij.

Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Richard Danso. Sulmuesi i cili iu bashkua ekipit në Tetor të vitit 2020 ka pranuar ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit”, lexohet në komunikatën zyrtare të 25 herë kampionëve të Shqipërisë.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency