Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zyrtare/ Aston Villa blen përfundimisht kartonit e “dështakut” të Barcelonës

Aston Villa blen përfundimisht kartonin Philippe Coutinhos. Braziliani 29-vjeçar u transferua në “Villa Park” në formë huazimi nga Barcelona në janar në një marrëveshje që përfshinte një opsion për blerjen përfundimtare të kartonit të tij në fund të sezonit. Coutinho ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri në vitin 2026 me skuadrën nga Birminghami. Barça do të përfitojë 20 milionë euro nga ky transferim.

“Phil është një profesionist model dhe ndikimi i tij në grup ka qenë shumë i qartë që kur ai u bashkua me ne në janar,” – tha trajneri i Villans, Steven Gerrard. – “Ky është një nënshkrim i shkëlqyer për Aston Villan. Me mënyrën se si sillet brenda dhe jashtë fushës, ai është gjithashtu një model edhe për lojtarët tanë më të rinj, të cilët mund të përfitojnë shumë nga përvoja e tij.”

Coutinho ka shënuar katër gola dhe ka dhënë tre asistime tek Aston Villa. Ai iu bashkua Barcelonës për 142 milionë stërlina nga Liverpooli në janar 2018. Kontrata me Barcelonën I përfundonte pas një viti.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...