Futboll

Zyrtare, Avdyli firmos për 3 vite me Prishtinën!

Vetëm pak javë pasi mbylli zyrtarisht aventurën me Teutën, Florent Avdyli ka gjetur skuadër të re. Mesfushori është rikthyer te klubi ku hodhi hapat e tij të parë si futbollist duke firmosur një kontratë 3-vjeçare me Prishtinën. 28-vjeçari është prezantuar nga kampionët e Kosovës, duke thënë edhe fjalët e tij të para si lojtar i Prishtinës dhe duke u shfaqur shumë i lumtur për këtë aventurë të re në karrierën e tij.

“Mirë se vjen Florent. Avdyli rikthehet nga Shqipëria në futbollin tonë, gjithashtu edhe tek Prishtina, pas përvojës së mëhershme dy vjeçare si junior i skuadrës tonë. Njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar të Kategorisë Superiore, ka nënshkruar me klubin e futbollit Prishtina për tre vitet e ardhshme“, lexohet në komunikatën zyrtare të bardhekaltërve.

Avdyli foli pas firmosjes së kontratës, duke u shprehur i lumtur për rikthimin në shtëpi. “Të veshësh fanellën e Prishtinës, është privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe. Të luash nën logon e skuadrës e cila është më e trofeshmja në histori të futbollit kosovar, është një ëndërr e realizuar. Duke u rritur në rrugët e këtij qyteti, jam rritur me Plisat dhe me dashurinë e qytetarëve të këtij vendi për futbollin dhe sportin në përgjithësi. Dashuria për këtë qytet, klubin e tifozët, më bënë të mos e mendoj dy herë zgjedhjen që ta vazhdojë karrierën tek Prishtina, kampionia në fuqi e Superligës së Kosovës. Rruga përpara do të jetë sfiduese, por me angazhim, vullnet e duke qenë të bashkuar, mund të bëjmë gjëra të mëdha. Kjo me synimin, që t’i vazhdojmë sukseset aty ku i lanë në edicionin e kaluar“, deklaroi lojtari në lidhje me aventurën e re.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency