Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Zyrtare/ Aventura kroate vazhdon, rinovon Dalic

Vazhdon aventura e Zlatko Dalic në stolin e kombëtares së Kroacisë. 56-vjeçari, i cili ka provuar të drejtojë edhe Dinamon në Shqipëri, ka firmosur kontratën e re deri në 2026.

Dalic qëndron në pankinën e kombëtares ballkanase prej tetorit të vitit 2017. Ai numëron 70 ndeshje si trajneri i Kroacisë.

Në Botërorin Rusi 2018 mbërriti deri në finalen e madhe me djemtë e tij. Kroacia zhvilloi një Kupë Bote të paharrueshme.

Ëndrra e madhe u shua nga humbja ndaj Francës. Kroatët përsëritën veten edhe në Katar 2022, ku ia dolën të fitonin medaljen e bronztë.

LEXO EDHE:

Drejtuesit e Federatës janë të kënaqur me punën e tij dhe kanë vendosur ta shpërblejnë me kontratë të re deri në Botërorin e ardhshëm.

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në tri shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...