Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zyrtare, Barcelona “braktis” mitikun “Camp Nou”, ja plani i drejtuesve

Zyrtare, Barcelona nuk do të luajë në “Camp Nou” gjatë sezonit 2023-2024. Gjithçka për shkak të punimeve të rikonstruksionit që është parashikuar në impiantin historik katalanas që do t’u nënshtrohet ndryshimeve të rëndësishme. Siç bën të ditur e përditshmja katalanase “Sport”,  Presidenti Joan Laporta dhe këshilli komunal i Barcelonës janë rakorduar që klubi të transferohet në Stadiumin Olimpik “Lluis Companys”, ku do të luhen të gjitha ndeshjet në shtëpi për sezonin e ardhshëm.

Sipas informacioneve të para, terreni legjendar i Barcelonës është gati për një rikonstruktim prej 1.4 miliardë eurosh. Punimet do të nisin në korrik. Edhe pse në fakt Barça mund të luajë në “Camp Nou” sezonin e ardhshëm, deri sa punimet të hyjnë në fazën e unazës së tretë, kur do të kryhet edhe shkatërrimi i saj, klubi ka prenotuar paraprakisht shumë kohë më parë shtëpinë e tij të re, që do të ketë një kapacitet prej 55 mijë personash. Presidenti Laporta konfirmoi gjithçka në një konferencë për shtypin.

“Barcelona do të luajë në këtë stadium në sezonin 2023-2024, ndërkohë që do të jenë duke u kryer punimet për të cilat ka dhënë licencën së fundmi Këshilli Komunal. I jemi mirënjohës qytetit që na ndihmoi kaq shumë në këto tratativa. Barcelona impenjohet për të rikualifikuar stadiumin olimpik, për t’u garantuar maksimumin e komfortit tifozëve dhe lojtarëve e gjithë të tjerëve. Do të modernizojmë shërbime të ndryshme dhe hapësira si salla e shtypit, dhomat e zhveshjes dhe parkimin e brendshëm. Vlerësojmë se transferimi në Montjuic do t’i kushtojë Barçës 15 deri në 20 milionë euro”.

“Camp Nou” është më shumë se një stadium, por edhe “Lluis Companys” është një simbol i qytetit, falë edhe Olimpiadës së vitit 1992.

“Do të donim që sezoni ynë këtu, 2023-2024, ta kthejë këtë stadium në epiqendrën e tifozëve të Barçës. Të gjithë anëtarët dhe të abonuarit që do të duan të vijnë në stadium mund ta bëjnë përmes një sistemi demokratik rotacioni hë mënyrë që sa më shumë persona që të jetë e mundur të kenë mundësinë për të qenë këtu në Stadiumin Olimpik.”

Barcelona do të kthehet në stadiumin e saj prej 99 354 vendesh për sezonin 2024-2025, edhe pse me një kapacitet të reduktuar në 50%. Kur rikonstruksioni të jetë kompletuar, që nga 2025-2026 “Camp Nou” i ri do të mund të mikpresë 105 000 tifozë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...