Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Zyrtare, Bayern firmos me Sommer deri në 2025-ën

Bayern Munich zyrtarizon afrimin e portierit Yann Sommer.

Pas lëndimit të rëndë të Manuel Neuer, Bayern ka nënshkruar me 34-vjeçarin Yann Sommer nga Borussia Monchengladbach. Sommer ka rënë dakord për një kontratë deri më 30 qershor 2025.

Në publikimin e këtij zyrtarizimi nga klubi, Oliver Kahn, CEO i Bayern tha për afrimin e portierit: “Yann Sommer është një afrim shumë i vlefshëm për ne, sepse ai ka një përvojë të pasur ndërkombëtare dhe ka luajtur tashmë në Bundesliga për shumë vite. Ai ka gjithçka që kërkohet për të kontribuar të menjëhershëm në suksesin tonë. Ne jemi të sigurt se mund t’i arrijmë qëllimet tona me Yann Sommer.”

Ndërsa vetë portieri u shpreh: “Jam shumë i emocionuar për sfidën e re në Bayern. Është një klub i madh dhe i fuqishëm. Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit shumë here, e di cilësinë dhe atmosferën e madhe të këtij klubi. Jam krenar që tani jam pjesë e Bayern. Kemi disa sfida të mëdha përpara. Mezi pres të filloj të luaj këtu me shokët e mi të rinj të skuadrës dhe gjithçka që do të vijë. Dua të falënderoj Borussia Monchengladbach për tetë vite e gjysmë të mrekullueshme dhe që mundësoi këtë transferim”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...