Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Zyrtare, Bayerni blindon talentin Musiala me një kontratë të re!

Bayerni blindon një nga talentet që ka spikatur më shumë në këtë sezon. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Jamal Musiala i cili ka firmosur kontratën e parë si profesionist me kampionët e Gjermanisë, teksa ka nënshkruar deri në verën e vitit 2026. Musiala, i cili ka zgjedhur edhe të luajë me kombëtaren e Gjermanisë, ka folur për faqen zyrtare të klubit pas hedhjes së firmës në kontratë.

“Jam i kënaqur që kam firmosur kontratën e parë si profesionist me Bayern Munich. Ndihem mirë në klub dhe në ekip. Luaj me lojtarët më të mirë në botë dhe mund të mësoj në çdo stërvitje. Klub ka besuar tek unë dhe ma kanë dhënë mundësinë shumë shpejt.Duhet vetëm t’ua paguaj atë besim me arritje. Dua të bëhem më i mirë dhe të fitoj shumë tituj me Bayern. Qëllimi im është të bëhem një lojtar i rëndësishëm i kësaj skuadre”, është shprehur Musiala, i cili do të përfitojë 5 milion euro bruto në sezon.

Në këtë edicion të Bundesligas, Musiala është aktivizuar në 17 takime si titullar duke shënuar dhe 3 gola për Bayern Munich.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...