Ligue 1

Zyrtare/ Ben Arfa me ekip të ri, firmos me kampionët në fuqi

Lille ka kryer një tjetër përforcim në sulm pas afrimit të Edon Zhegrovës, për të cilin u paguan 7 milionë euro te zviceranët e Basel.

Kampionët në fuqi të Francës, kanë prezantuar edhe Hatem Ben Arfa, i cili ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit.

34-vjeçari ofensiv qëndronte pushim prej korrikut të vitit 2021 kur i dha fund aventurës me Bordeaux.

Lille do të jetë klubi i dhjetë në karrierë për sulmuesin anësor, teksa Ben Arfa ka fituar katër tituj me Lyon dhe një me Marseille.

Ben Arfa ka veshur edhe 15 herë fanellën e kombëtares franceze, duke ia dalë të shënojë dy gola.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency