Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zyrtare/ Benjamin Emini me Llapin edhe sezonin tjetër

Klubi i Llapit, në IPKO Superligën e Kosovës, vijon të bëjë lëvizjet e duhura për të qenë gati për nisjen e sezonit të ri futbollistik. Ekipi nga Podujeva ditën e sotme ka zyrtarizur vazhdimin e bashkëpunimit me Benjamin Eminin, me repartin mbrojtës që tashmë është thuajse i kompletuar.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka firmosur kontratën e re për sezonin 2020-2021. Futbollisti që i ka qëndruar besnik Llapit më shumë se 10 vite e do të vijojë të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës edhe në edicionin e ri.

Benjamin Emini në edicionin që lamë pas ka zhvilluar 28 ndeshje (27 kampionat/1 kupë) duke kontribuar me 1 gol e 1 asistim në gjithsejt 2407 minuta të luajtura.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...