Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zyrtare, Bledi Shkëmbi trajner i Ballkanit në Kosovë

Zyrtarizohet pasuesi i Ismet Munishit në krye të Ballkanit në Superligën e Kosovës. Bhet fjalë për Bledi Shkëmbin, ish-futbollistin dhe trajnerin e njohur shqiptar, që kthehet të punojë në Kosovë ku më parë ka drejtuar Lirinë e Prizrenit. Në njoftimin e klubit nga Suhareka, Skëmbi ishte kandidatura që shpalosi një projekt më bindës, ndaj u vendos që të jetë korçari trajneri i Ballkanit.

Njoftimi i Ballkanit

Kemi arritur marrëveshjen me trajnerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi. Pas shumë negociatave me trajner të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falënderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar.

Mirëpo, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashmë është timonieri më i ri FC Ballkanit, Bledi Shkëmbi.

Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës.

Na priftë e mbara Bledi Shkëmbi, Na priftë e mbara Suharekë!”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...