Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Zyrtare/ “Buba” Hasani kthehet kuqezi, firmos për dy vite e gjysmë

Ferhan Hasani rikthehet në shtëpi. Klubi i Shkëndijës njoftoi se ka arritur marrëveshjen me Buba Hasanin, i cili ka firmosur kontratë për 2 vite e gjysmë me kuqezinjtë tetovarë. 31-vjeçari rikthehet pas tre vitesh e gjysmë në klubin tetovar, ndërsa brenda kësaj periudhe ishte pjesë e ekipit të Al-Raed në Arabinë Saudite, HJK Helsinkit në Finlandë, ndërsa gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar luajti për ekipin e Partizanit.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Verën e shkuar Ferhan Hasani ishte pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian të Futbollit. Në të kaluarën me fanellën e Shkëndijës ka fituar 5 trofe: 2 tituj kampion të Maqedonisë së Veriut, 2 trofe të Kupës dhe 1 trofe të Superkupës. Hasani gjithashtu ishte pikë referimi në paraqitjet e Shkëndijës në garat evropiane. Me ekipin e HJK Helsinkit, në vitin 2020, fitoi 2 trofe: titullin e kampionit dhe Kupën e Finlandës.

“Jam tepër i gëzuar që nënshkruaj me Shkëndijën, me klubin ku jam rritur dhe që është klubi im i zemrës. Sot rikthehem që të ndihmoj skuadrën në fitimin e titullit kampion dhe në sukseset e radhës në garat evropiane. Besoj se rikthehem në momentin e duhur. Gjatë periudhës së kaluar trevjeçare, që nuk isha pjesë e Shkëndijës, kam fituar shumë përvojë dhe këto përvoja të reja më kanë bërë edhe më të forte,” – deklaroi ndër të tjera Ferhan Hasani

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...