Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare, Bylis konfirmon largimin e 5 futbollistëve!

Bylis ishte një nga skuadrat të këtij sezoni në Kategorinë Superiore teksa në momente të caktuara u pozicionuan edhe të 2-ët në kampionat. Ballshiotët arritën të siguronin pa probleme mbijetesën ndërkohë që shkuan edhe deri në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Por pavarsisht se siguroi qëndrimin mes më të mirëve te Bylis pritet një revolucion i vërtetë gjatë merkatos së verës. Vetëm pak orë pasi mbyllën kampionatin me barazimin 1-1 ndaj Tiranës në kryeqytet, ballshiotët kanë dalë me një komunikatë në faqen zyrtare ku bëjnë me dije largimin e 5 futbollistëve të cilët kanë mbyllur bashkëpunimin me Bylisin, ndërkohë që edhe Jurgen Goxhaj, pavarsisht se emri i tij nuk duket në komunikatën e Bylisit duket e i larguar ndërsa pa u mbyllur ende sezoni nga Bylis janë larguar edhe Bicaj, Guindo, Munoz, Vicente e Turabov.

“FK Bylis falënderon për kontributin lojtarët: Festim Miraka, Ardit Peposhi, Silvester Shkalla, Majkell Peçi dhe Emiljano Mozzone dhe mirëkuptimin që vijuan të kontribuojnë në një sezon të zgjatur edhe për shkak të pandemisë COVID-19.

Por i shprehim mirënjohje në veçanti Ardit Peposhit, që ka luajtur katër sezone në Ballsh dhe ka një kontribut të çmuar, por duke qenë se në linjën e majtë luan Ndreca, një lojtar me perspektive, presidenti Kapllanaj dhe Peposhi shtrënguan duart duke i uruar lojtarit suksese për t’i hapur rrugë një aventure të re.

Tashmë zyrtarisht nis merkato dhe pritet që të ketë prurje në ditët e ardhshme, gjithmonë duke iu dhënë prioritet lojtarëve të talentuar dhe me perspektive, ku këtë sezon ka pasur edhe zbulime si: Hadroj, Ujka apo Qardaku e Barjamaj”, shkruhet në komunikatën e klubit ballshiot.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...