Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zyrtare, Candreva te Sampdoria, Esposito te SPAL-i

Interi vazhdon ta “çlirojë” organikën nga elementë që për Antonio Conten, për momentin, janë të tepërt. Kështu, pas kalimit të uruguajanit Godin te Cagliari u zyrtarizua edhe Candreva te Sampdoria. Por zikaltrit nuk u ndalën me kaq. Mesfushori i ri i talentuar, Sebastiano Esposito transferohet zyrtarisht te SPAL-i, në Serinë B, në formë huazimi.

18-vjeçari, i cili për ca kohë sezonin e kaluar ishte alternativa e parë për Lautaron dhe Lukakun, do të kërkojë të ketë më shumë minuta në këmbë një kategori më poshtë.

Sulmuesi i ri, për më tepër, në Ferrara gjen vëllanë e tij, Salvatore, që gjithashtu luan te SPAL-i. Synimi i Espositos është që për një kohë jo shumë të gjatë të rikthehet në Milano, për të patur një rol protagonisti te zikaltrit.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...