Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Zyrtare, Chelsea firmos për shtatë vite me Fofana-n

Wesley Fofana është lojtari më i ri Chelsea-t. “Blutë” e Londrës zyrtarizuan sot afrimin e mbrojtësit 21-vjeçar, i cili ka firmosur një kontratë 7-vjeçare.

Me të përfunduar nënshkrimin e tij, Fofana tha: “Dy ditët e fundit kanë qenë shumë të rëndësishme për mua dhe jam shumë i lumtur. U stërvita këtë mëngjes me ekipin dhe është një ëndërr e bërë realitet për mua.  Unë jam këtu për të fituar trofe, Champions League, Premier League, FA Cup, Carabao Cup, gjithçka. Kam ardhur këtu për të fituar dhe klubi është ndërtuar për të fituar trofe, kështu që unë jam këtu për këtë qëllim.”

Fofana u ble nga Leicester City për shifrën e 70 milionë paundve plus bonuset.

Kështu me afrimet e Kalidou Koulibaly, Marc Cucurella dhe së fundmi Wesley Fofana gjatë, të tre të ardhur te Chelsea gjatë kësaj vere, mbrojtja e Thomas Tuchel bëhet e pakalueshme.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...