Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtare/ Chicharito largohet nga West Ham, rikthehet në kampionatin spanjoll

Sulmuesi meksikan Javier Hernandez, i njohur ndryshe si “Chicharito” ka vendosur të rikthehet në kampionatin spanjoll, atje ku në sezonin 2014-2015 veshi për 23 ndeshje fanellën e Realit të Madridit.

Këtë herë 31-vjeçari nuk ka zgjedhur kryeqytetin, por rajonin e Andaluzisë, pasi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e Sevillas, e cila njoftoi marrëveshjen pak minuta më parë.

Hernandez është një sulmues me mjaft eksperiencë, që ndër vite ka veshur fanellat e skuadrave si Manchester United, Bayer Leverkusen dhe së fundi West Ham, ku në dy vite ka luajtur 55 takime dhe ka shënuar 16 gola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...