Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zyrtare/ Christian Eriksen rikthehet pas dy vitesh në Premier League

Christian Eriksen do të vazhdojë karrierën në Premier League, kampionat ku ka luajtur më parë me Tottenham (2013-2020). Mesfushori danez ishte në bisedime prej kohësh me Brentford.

Zyrtarizimi ka ardhur pak çaste më parë, falë një video të postuar nga klubi ishullor në Twitter. 29-vjeçari, i cili ndërpreu bashkëpunimin me Interin më 17 dhjetor, ka firmosur një kontratë 6-mujore me Brentford.

Në akord do të përfshihet edhe opsioni i zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2023, gjithmonë nëse Eriksen paraqitet mirë. Lojtari ofensiv pësoi një arrest kardiak në sfidën e dytë të Euro 2020, atë mes Danimarkës dhe Finlandës.

Mesfushori ka vendosur defibrilator në zemër dhe gjatë kësaj periudhe ka kryer kontrolle të shumta. Doktorët kanë dhënë miratimin e tyre dhe Eriksen është gati të rikthehet në fushë për të ndihmuar ekipin e ri për të qëndruar në Premier League dhe për t’u rikthyer në kombëtare.

Jam i lumtur t’iu lajmëroj se kam firmosur me Brentford. Mezi po pres të filloj këtë aventurë, shihemi së shpejti“, deklaron Eriksen në videon e postuar nga klubi i elitës së futbollit anglez.

[quiz-cat id=”297386”]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...