Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Zyrtare, Daley Blind firmos me gjigantët e Bundesligës

Daley Blind është zyrtarisht futbollist i Bayernit të Mynihut. Lajmi i dhënë nga media të ndryshme gjatë kësaj të enjteje, u konfirmuan nga vetë klubi bavarez.

Mbrojtësi holandez, që pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te Ajaxi i Amsterdamit, ka firmosur me gjigatët e Bundesligës deri në fund të sezonit, me mundësinë e rinovimit të kontratës edhe një sezon tjetër, kuptohet në varësi të performancave të tij.

Blind, i cili gjithashtu ka pasur përvoja me Groningenin dhe Manchester United, do të bëhet 33-vjeç në mars. Ai mund të luajë në disa pozicione: në qendër të të mbrojtjes, në të majtë, por edhe si mesfushor me tipare mbrojtëse.

Blind di mirë gjermanisht, çka ka ndihmuar në transferimin e tij në Bavari.

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...