Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare, Dani Alves kthehet në shtëpi

Pasi u mendua gjatë dhe reflektoi për shumë ditë, Dani Alves ka vendosur të kthehet në shtëpi duke lënë përfundimisht Europën. Futbollisti më i titulluar në botë, është kthyer në Brazil aty ku do të mbajë veshur fanellën e Sao Paulos. Klubi tricolor ka zyrtarizuar lajmin ndërsa ka bërë të ditur edhe se Dani Alves ka firmosur një kontratë për 3 vite e gjysmë deri në 30 dhjetor të vitit 2022, periudhë në të cilën mbrojtësi i krahut të djathtë do të jetë plot 39-vjeç gati për të varur këpucët në gozhdë.

Presidenti i klubit Paulistë Carlos Augusto de Barros ka shprehur gjithë kënaqësinë e tij për afrimin e një lojtari kaq të rëndësishëm në faqen e klubit duke nënvizuar se i kishte premtuar Dani Alvesit se një ditë do të luante për Sao Paulon, skuadrën që dashuron dhe e mbajti premtimin, pasi lojtari më i mirë i Copa America 2019-të, tashmë është pjesë e Sao Paulos dhe do të tentojë të fitojë të tjerë trofe me këtë skuadër. Në Brazil, Sao Paulo do të jetë skuadra e dytë e Dani Alves pas Bahias skuadrës së vendlindjes së tij ku hodhi hapat e parë në karrierë. Te Sao Paulo, Dani Alves do të mbajë veshur fanellë me numër 10.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...