Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Zyrtare, Dashmir Elezi transferohet te Torpedo Kutaisi në Gjeorgji

Dashmir Elezi është transferuar në Gjeorgji te skuadra e Torpedo Kutaisi.

Këtë lajm që para pak ditësh “Supersport.al” e kishte ekskluzive,  e ka bërë publik vetë klubi i Shkëndijës në një publikim në faqen zyrtare, ku ndër të tjera thekson se sulmuesi 18-vjeçar është zyrtarisht pjesë e klubit të Torpedo Kutaisi.

Njoftimi i Shkëndijës:

Shkëndija dhe Torpedo Kutaisi kanë gjetur akord për transferimin e Dashmir Elezit te skuadra nga Gjeorgjia.

KF Shkëndija komunikon transferimin e sulmuesit 18 vjeçar, Dashmir Elezi në kampionatin e Gjeorgjisë, te FC Torpedo Kutaisi.

I vlerësuar si një prej talentëve më të mëdhenj kohëve të fundit, Elezi gjeti hapsira në formacionin kuqezi që në moshën 16-të vjeçare.

Gjithsesi, klubi nuk bëhet problem në dëshirën e lojtarit dhe familjes së tij për të lëvizur jashta vendit dhe duke analizuar pretendimet e Elezit për transferim ndërkombëtarë, është vendosur të pranohet oferta e një prej skuadrave më të mira në Gjeorgji, Torpedo Kutaisi.

KF Shkëndija shpreh mirënjohje maksimale për gjithë kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar Dashmir Elezit shumë sukses në udhëtimin e tij profesional në futbollin ndërkombëtar.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...