David Silva i dha fund aventurës me Manchester City në verën e vitit 2020 për të vazhduar karrierën në La Liga me Real Sociedad.
Mesfushori fantazist, i cili ka bërë shumë mirë në këto dy sezone me skuadrën baske, ka vendosur të rinovojë kontratën.
Drejtuesit e Real Sociedad kanë arritur akordin me 36-vjeçarin për të vijuar bashkëpunimin deri në vitin 2023.
David Silva ka veshur 125 herë fanellën e Spanjës (37 gola), teksa këtë sezon numëron 1 gol dhe 4 asiste me Sociedad.
Lojtari iberik fitoi 14 trofe gjatë 10 viteve me Manchester City, ndërsa me kombëtaren spanjolle 1 Kupë Bote dhe 2 Europianë.
