Serie A

Zyrtare, Davide Nicola, pasuesi i Giampaolos te Torino!

Mbrëmjen e të hënës Torino shkarkoi trajnerin Marco Giampaolo për shkak të rezultateve të dobëta. Barazimi ndaj Spezias i vuri kapak bashkëpunimit mes palëve, ndërkohë që këtë të marta, klubi Granata ka emëruar edhe trajnerin e ri i cili është Davide Nicola. Objektivi i trajnerit të ri në këtë sezon do të jetë mbijetesa, pasi aktualisht Torino pozicionohet në vendin e 18-të me 13 pikë. Nicola ka qenë pjesë e Torinos si futbollist në sezonin 2005/2006 dhe klubi i ka uruar mirëseardhjen me këtë komunikatë.

“Torino Football Club janë të lumtur t’ju njoftojnë se Davide Nicola është emëruar trajner i ri. Davide Nicola ka lindur në Luserna San Giovanni, afër Torinos, më 5 mars të vitit 1973. Si lojtar ai ka luajtur me fanellën e Torinos në sezonin 2005/2006, duke ndihmuar skuadrën të ngjitej në Serie A me golin e tij kundër Mantova në kohën shtesë të finales së play-off. Në vitin 2010 ai nisi karrierën si trajner/ E paharrueshme aventura e tij te Crotone, duke marrë 20 pikë në ndeshjet e fundit dhe duke siguruar qëndrimin në Serie A. Një arritje e madhe për të edhe sezonin e kaluar, kur ndihmoi skuadrën e Genoa të shmangte rënien. Presidenti Urbano Cairo i uron mirëseardhjen trajnerit Nicola dhe i uron atij dhe stafit fat. Gjithmonë forca demat”, shkruhet në komunikatën zyrtarë të Torinos në kanalet zyrtare të komunikimit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency