Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zyrtare De Bruyne rinovon me Man.City-n deri në vitin 2025!

Kevin De Bruyne do të qëndrojë te Manchester City deri në vitin 2025. Një histori që mbyllet në mënyrë të pritshme me një fund të lumtur për drejtuesit e “sky blues”, të cilët ia dolën për ta bindur mesfushorin e City-t për të shtyrë qëndrimin e tij deri në verën e vitit 2025. Për hir të së vërtetës zëvendëskapiteni i “citizens” kishte edhe dy vjet të tjera nga marrëveshja e mëparshme, megjithatë palët po takoheshin vazhdimisht në këto muajt e fundit, për të përmirësuar kushtet e kontratës së vjetër. Pavarësisht kontakteve të shumta ndërmjet drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të futbollistit të mirënjohur belg kjo histori po zgjatej vërtet shumë, sidoqoftë besnikëria e 29-vjecarit nga Ghent-I dhe dëshira e tij për të vijuar karrierën te City nuk u vunë për asnjë cast në dyshim. Me fanellën e Manchester City-t Kevin De Bruyne ka fituar 2 tituj në Premier League, 1 FA Cup, 4 Kupa Lige si dhe 1 herë tjetër Superkupën e Anglisë apo sic quhet ndryshe Community Shield. Mesfushori nga Drongeni u transferua nga Ëolfsburgu te Manchester City në fundin e gushtit të vitit 2015.

Nga sa u bë e ditur më pas krerët e citizens paguan plot 75 milionë euro për shërbimet e lojtarit, që firmosi një kontratë 6-vjecare me sky blues. Një kalim I tillë përfaqësonte për kohën transferimin e dytë më të shtrenjtë në historinë e futbollit britanik, pas blerjes së argjentinasit Angel Di Maria në vitin 2014 nga drejtuesit e Manchester United. Menjëherë pas rënies dakord për marrëveshjen De Bruyne deklaroi se firmosja e kontratës së re ishte një vendim I drejtpërdrejtë, pasi klubi I City-t është orientuar vazhdimisht në kërkim të suksesit. Mesfushori I përfaqësueses së “djajve të kuq” tha se Manchester City I ka ofruar gjithcka nevojitet për të maksimizuar performancën e tij. Numri 17 I sky blues është dëmtuar tre herë gjatë këtij sezoni, megjithatë De Bruyne vazhdon të mbetet një ndër pikat më të forta të skuadrës së Guardiolës. Kështu pavarësisht mungesës për shkak të problemeve të shumta fizike mesfushori belg ka kontribuar me 8 gola dhe 16 asist në 33 ndeshje, në të gjithë kompeticionet përgjatë sezonit 2020-21. Edhe në ndeshjen e vajtjes së fazës cerekfinale të këtij edicioni në Champions League Kevin De Bruyne realizoi golin e parë të takimit, si dhe ishte autori i krosimit perfekt që solli edhe golin e fitores nga Phil Foden, pikërisht në minutën e fundit të ndeshjes me Borusian e Dortmundit.

Zëvendëskapiteni i ekipit shtoi se me shtyrjen edhe për dy vjet të tjera të kontratës ai do të mundohet të përqëndrohet për ta mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Pasi cmoi shkallën e lartë të profesionalizmit si dhe punën e shkëlqyer ndër vite të futbollistit belg Drejtori Sportiv I citizens Txiki Begiristain deklaroi se rinovimi i kontratës nga ana e De Bruyne-s përfaqëson një moment tepër të vecantë për klubin. I kënaqur për arritjen e marrëveshjes në fund 56-vjecari spanjoll e mbylli fjalën e tij duke shpjeguar se të gjithë drejtuesit e City-t ndihen krenarë që De Bruyne është lojtar pikërisht I kësaj skuadre. 8 javë para përfundimit kampionët në fuqi kanë dorëzuar zyrtarisht titullin në Premiership, pasi ekipi i Liverpulit pozicionohet në vendin e 7, me plot 25 pikë më pak se sa Manchester City. Skuadra e Guardiolës është në lojë për t’i fituar që të gjithë trofetë e mundshëm në këtë sezon. Në Champions sky blues kanë fituar takimin e parë pra 2-1 me verdhezinjtë e Dortmundit, ndërsa në FA Cup City do të masë forcat në fazën gjysmëfinale të kompeticionit më të vjetër në rruzull me blutë e Chelsea-t në Ëembley, stadium ku më datën 25 prill citizens do të përballen me Tottenham Hotspur, në finalen e madhe të Kupës së Ligës.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...