Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zyrtare, De Vrij te Interi por zikaltrit nuk kanë para për Cancelon e Rafinhan

Edhe pse në lojë është ende kualifikimi në Champions League që do të vendoset në dy javët e fundit të kampionatit , te Interi ka nisur punën edhe për merkaton. Sipas Gazzetta Dello Sport, Stefan de Vrij tashmë mund të konsiderohet zyrtarisht një futbollist i Interit duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Sipas gazetës më të madhe sportive në Itali zikaltrit kanë depozituar në ligën italiane të futbollit kontratën e mbrojtësit holandez. 26-vjeçari ka hedhur fimrën dhe do të jetë i lidhur me Interin për 5 vitet e ardhshme me një kontratë  nga e cila do të përfitojë 4,2 milionë euro në sezon. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e Interit që gjithsesi nuk pritet të vijë përpara datës 20 maj kur do të jetë edhe dita që zikaltrit do të sfidojnë Lazion në Romë në një sfidë që sipas të gjitha gjasave do të vendosë se cila mes këtyre dy skuadrave do të luajë në grupet e Champions League sezonin e ardhshëm. De Vrij transferohet kështu te Interi me parametër zero pasi në fund të këtij sezoni i përfundon kontrata aktuale me Lazion. Një goditje shumë e rëndësishme kjo për prapavijën zikaltër duke patur parasysh cilësitë që zotëron mbrojtësi holandez i cili kërkohej edhe nga Barcelona e Manchester City por në fund zgjodhi Interin duke qëndruar në Serie A për të vijuar rritjen si futbollist.

Falë intuitës së drejtorit sportiv Piero Ausilio, klubi milanez merr pa shpenzuar asnjë qindarkë një futbollist që në merkato 40 milionë euro dhe që në këtë sezon ka shkëlqyer me fanellën e Lazios duke bërë edhe rolin e goladorit edhe pse është vetëm një qëndërmbrojtës, me De Vrij që mes kampionatit dhe Europa Leagues ka arritur të realizojë 7 gola. Nga një holandez te një portugez, puna e shkëlqyer që po bën Piero Ausilio me Interin do të marrë një vlerë akoma edhe më të madhe nëse drejtori sportiv do të arrijë të blejë përfundimisht kartonin e Joao Cancelos nga Valencia. Los Che nuk kanë ndërmend të bëjnë skonto dhe ia kanë bërë të qartë Interit se nëse nuk paguan 35 milionë eurot që parashikohen në kontratë brenda 31-majit, Joao Cancelo do të rikthehet në Mestalla. Një operacion shumë i vështirë ky për Interin në optikën e fair-play-it financiar që penalizon shumë klubin italian. Interi do t’i kërkojë Valencias ta bëjë pagesën për Cancelon në muajin korrik për ta shtuar atë në bilancin e vitit të ardhshëm pasi deri në 30 qershor zikaltrit duhet të rikuperojnë 40 milionë euro, diçka e vështirë për t’u pranuar nga spanjollët të cilët kanë në tavolinë disa oferta që i kalojnë 50 milionë eurot për mbrojtësin e djathtë portugez. Më shumë mundësi ka ndërkohë Interi për të blerë kartonin e Rafinhas pasi dëshira e brazilianit mund të të jetë thelbësore në bisedimet me Barcelonën me klubin blaugrana që mund tia shtyjë huazimin edhe me një tjetër vit, por në 2019-ën blerja e Rafinhas do të jetë e detyruar për Interin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...